Pas disa javësh në koma për shkak të sëmundjes së COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, aktori i Broadway-t Nick Cordero më në fund është zgjuar, shkruan CNN.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij ditën e martë. Amanda Kloots shkroi në rrjetet sociale: “Ai është zgjuar. Ne ia dolëm.”
Pas lajmit se Cordero është i pavetëdijshëm në spital si pasojë e komplikacioneve të lidhura me koronavoirusin, njerëzit në rrjetet sociale nisën të shpërndanin postimin me hashtagun “#WakeupNick” ose në shqip “#ZgjoniNikun”. Kjo për të shprehur mbështetjen e tyre për aktorin.
Sipas bashkëshortes së tij, Cordero kaloi ca kohë në një ventilator me komplikime të shumta të lidhura me Covid-19, ndërkohë që muajin e kaluar atij iu desh t’i pritej këmba.
Kloots thotë se burri i saj është shumë i dobët, por po rikuperohet. Ajo thotë se për shkak të COVID edhe mushkëritë e aktorit janë dëmtuar rëndë.
Cordero përfundoi në dhomën e urgjencës më 30 mars pasi u diagnostikua me COVID-19, dhe dy ditë më vonë u fut në gjendje kome. Më pas u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni për këmbën.