Vendosni fjalën kyçe....

“Vendi po kalon krizën më të thellë ekonomikë në 30 vjet, Rama përgjegjës” – Basha


Kreu i PD-së, Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme se Rama ka në dorë të zgjedhë mënyrën si do largohet nga pushteti.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, kreu i opozitës së bashkuar u pyet nëse do futej në zgjedhje me Ramën kryeministër. Basha tha se kryeministri tregoi në zgjedhjet e fundit lokale se edhe pa rivalë i vodhi votat.

“Edi Rama e provoi se edhe kur nuk kishte kundërshtar, vodhi veten e vet. Pa kundërshtar ishte në 30 qershor dhe si rezistoi dot vjedhjes. Rama ka në dorë mënyrën se si do të ikë. Do të lejojë një proces votimi, përgjigjen do ta marrë për ato që ka bërë, apo do të largohet me mënyrat që di populli. Këtë ka në dorë Rama. Ne kemi ardhur në këtë pikë, pasi ka njerëz që nuk e kanë të lidhur fatin me qytetarët. Ata i ka sjellë në pushtet vota e krimit. Kanë shkatërruar çdo balancë institucionale. Gjykatat nuk funksionojnë. Prokuroria është me e ngadaltë se breshka”. – tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se vendi po përballet me krizën më të thellë ekonomike të 30 viteve të fundit. Basha theksoi se qeveria e ka keqmenaxhuar krizën e Covid-19 duke lënë në mëshirë të fatit, biznesin, fermerët e qytetarët.

“Sot mjerimi ka arritur në përmasa që si kemi pasur as para 2 muajsh. Sot fermerët duhet të kishin përkrahje. Ata janë goditur nga kufizimet për shkak të pandemisë. Ata po falimentojnë. Janë para një humnere ekonomike, ndërsa bëhet fjalë për 500 mijë raste të tilla. Ne kemi si kryeministëër një klloun, një palaço, që e ka mendjen të vjedhë dhe të gënjejë. Ne si opozitë kemi bërë propozime. Ndaj jam i revoltuar. Pasi do kishim frenuar një pjesë të dëmeve sot, nëse do merreshin propozimet tona. Fakti qëndron që në këtë gjendje ekonomike, sociale, jemi sot si rezultat i vendimeve të gabuara të kësaj qeverie. Fakti qëndron që Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomikë të 30 viteve. Këtu duhet të bien kambanat.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *