Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thirrje për protestë ditën e nesërme


Regjisori dhe një prej aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Robert Budina, ka bërë thirrje për tu mbledhur sërish ditën e nesërme në protestë.

Ora për protestën është lënë në 16:30 përballë Ministrisë së Brendshme.

Regjisori gjithashtu ka bërë me dije se nuk do marrë leje, ndërkohë që ka treguar se ç’ndodhi mëngjesin e sotëm te Teatri.

Nesër në orën 16:30 aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret në protestë gjithë popullin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo protestë bëhet sepse gjatë natës së kaluar filluan shembjen e Teatrit ndërkohë që ne ishim brenda, dhe kjo mund të vijojë në çdo shtëpi tuajën. Protesta do të bëhet përballë ministrisë së brendshme sepse ata tentuan të na vrasin. Ne kemi ndërprerë çdo lidhje me qeverinë shqiptare, nuk kemi ndërmend të kërkojmë askujt leje. Kemi lënë gjërat që kishim me vete mbrëmë, i kërkuam drejtuesit të policisë dhe nuk na lejoi. Asnjë leje nuk do të kërkojmë. Mua më kanë kapur brenda godinës, më kanë shkelur me këmbë, na ndoqën, na sollën me dhunë meqë ishte errësirë. Një zonjë e shkelën me këmbë. Kundër kësaj tentative për vrasje ne thërrasim gjithë popullin që të mos i lejojmë”, tha Budina në një intervistë për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *