Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori gjerman: Grumbullimet e njerëzve rrezikojnë rikthimin e Covid-19


Pas ambasadorit të BE-së në Tiranë, i cili shprehej i keqardhur për prishjen e teatrit, ka ardhur reagimi edhe nga ambasadori gjerman në Tiranë.

Peter Zingraf tekson se shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë është e vështirë për t’u kuptuar. Ai bën thirrje që në situatën aktuale duhet të ketë një dialog mes qeverisë e shoqërisë civile.

Ai shpreh shqetësimin se nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë Covid-19 grumbullimet e njerëzve mund të sjellin hapa pas për sa i përket virusit.

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.” – shkruan ambasada gjermane në një reagim në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *