Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është bashkuar sërish protestuesve, duke u ulur në shesh së bashku me eksponentë të tjerë të opozitës.
Basha ka bërë thirrje qytetarve të Tiranës të bashkohen në protestë duke deklaruar se në vend është bllokuar demokracia dhe liria.
Kryedemokrati thekson se regjimi i tanishëm nuk njeh asnjë ligj.
“Ata që kanë ushtruar dhunë do të japin llogari. Sinjal të qartë, sa herë që qytetarët preken, rrihen, PD dhe opozita do të jetë pranë tyre. Këtu është bllokuar demokracia, liria, buka e gojës. Ky regjim nuk njeh ligj.
Non stop jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrit. Nuk ka rrezik më të madh se Ramavirusi.
I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të derdhen në rrugët e Tiranës. Të derdhen dhe të shpëtojnë qytetin dhe të bëhen një shembull për të gjithë qytetarët“-tha Basha