Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama varrmihësi i vendit, pa e shporrur s’do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim


Kreu i PD-së, Basha, ka reaguar pak çaste më parë lidhur me prishjen e teatrit kombëtar. Ai shkruan se me këtë shembje të paligjshme Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë.

Kryedemokrati shton se dhuna ndaj qytetarëve e gazetarëve është e papranueshme dhe ata duhet të lirohen menjëherë.

Basha thekson në reagimin e tij se Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, i ekonomisë, i pronave publike dhe kriminel ordiner që ka zaptuar çdo pushtet.

“Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *