Gazetarja dhe shkrimtarja Kozeta Zevelani ka publikuar foto e djalit të saj i cili gjatë protestës së sotme në mbrojtje të Teatrit Kombëtar është dhunuar nga policia.
Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se djali i saj Mend Zevelani është liruar pas 9 orësh në komisariat me shenja dhune dhe dëmtime të rënda.
“Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qëndrimi në mbrojtje të Teatrit”-shkruan Kozeta Zevelani.