Nëpërmjet “Facebook-ut” kryeministri Edi Rama ka njoftuar rregullat e reja të lëvizjes dhe masave nga dita e nesërme.
Fasha e orareve është hequr tërësisht në zonat e gjelbra ndërsa në zonën e kuqe shtyhet deri në orën 21:00.
Gjithashtu është hequr leje-dalje në të gjitha zonat, ndërsa ndalohen hyrje-daljet nga zonat e kuqe.
Nga masat e reja përfitojnë edhe televizionet të cilat tashmë mund të transmetojnë në studio me më shumë se dy persona por në largësi mbi 2 metra.
Postimi i plotë:
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR
HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVE NË ZONAT E KUQE
QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI
Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!
Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht
*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal