Vendosni fjalën kyçe....

Las Vegas-i i mbyllur, kumarxhinjtë rreshtohen para kazinove në Oklahoma e Arizona


Kumarxhinjtë u rreshtuan jashtë kazinove në Arizona dhe Oklahoma (SHBA) për të luajtur në lojëra elektronike, për shkak se Las Vegas-i mbetet i mbyllur.

Siç shkruan Daily Mail, kazinotë në këto dy shtete thanë që makinat e tyre janë vendosur të paktën gjashtë metra larg dhe vendet do të jenë të kufizuara. Ndërkohë, kanë ridizenjuar dhe masat mbrojtëse sanitare.

Në Arizona ka pasur të paktën 13.116 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 651 vdekjeve, ndërsa në Oklahoma 5,087 raste dhe 285 vdekje.

Klientët kryesisht të moshës së mesme dhe të moshuar, dukej se po respektonin distancën shoqërore mes njëri-tjetrit. Por pak prej tyre kishin veshur maska.

Gila River Hotels & Casinos tha se kazinotë do të kenë seksione të reja kundra pirjes së duhanit në dyshemetë e makinerive.

Po ashtu do kenë pika për dezinfektimin e duarve në hyrje dhe distanca sociale do të inkurajohet për të gjithë. Anëtarët e stafit të kazinove në Oklahoma ishin gjithashtu të etur për t’u rikthyer në punë.

“Ishte koha që të gjithë të riktheheshin në punë, ne ishim të gatshëm të ktheheshim në punë-“ tha Sam Caruso, menaxher i përgjithshëm i kazinosë Thunderbird në Oklahoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *