Vendosni fjalën kyçe....

Meta i ashpër: Mafia urdhëroi prishjen e teatrit, krim kushtetues, ligjor e moral i paamnistueshëm


Presidenti Meta ka reaguar ashpër lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se mafia e urdhëroi në kulmin e errësirës prishjen e një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Meta thekson më tej se dhunimi i aristëve de gazetarëve është një damkë e zezë për mafien në pushtet ndërsa prishja është krim kushtetues, ligjore e moral i paaminstueshëm.

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *