Vendosni fjalën kyçe....

“No time to die” – Filmi më i shtrenjtë i James Bond i realizuar ndonjëherë


 “No time to die” është filmi më i shtrenjtë i James Bond i realizuar ndonjëherë.

Daily Mail shkruan se paraqitja përfundimtare e Daniel Craig si “Agjenti 007” i kushtoi rreth 200 milionë pound prodhuesve, duke iu referuar llogarive që ka bërë firma prodhuese e filmit, B25.

Shpenzimet e mëdha do të thotë që “No time to die” i tejkalon kostot e dy filmave të mëparshëm të James Bond, “Specter” (182 milionë pound) dhe “Skyfall” (138 milionë pound).

52-vjeçari luan rolin e spiunit në “No time to die”, ashtu siç bëri ë “Skyfall”, “Casino Royale”, “Quantum Of Solace” dhe “Spectre”.

Sipas mediave kostoja mund të ketë qenë 47 milionë pound më e shtrenjtë, por një skemë e taksave që synonte inkurajimin e krijimit të filmave në studiot me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nënkuptonte se projekt ligji ishte zvogëluar.

Në mars të këtij viti u bë i ditur lajmi se data e publikimit të filmit “No Time To Die” është shtyrë deri në nëntor, në mes të frikës rreth pandemisë Covid-19 që ka bllokuar botën.

Ndërkohë një datë e re e publikimit është caktuar për 12 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në SHBA më 25 nëntor të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *