Teksa policia kishte rrethuar të gjitha rrugët hyrëse e dalëse rret Teatrit Kombëtar, efektivët e policisë së rendit janë parë pa numrat identifikues në bluzat e tyre.
Të maskuar me maska ata nuk mbanin në bluzë numrin identifikuese, të detyrueshëm për identifikimin e tyre.
Më shumë se një mijë forca policie kanë marrë pjesë në aksionin e prishjes se Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë, aktivistë, artistë e ish-deputetë janë shoqëruar nga policia mëngjesin e sotëm.