Vendosni fjalën kyçe....

Policia deklaratë: Qytetarët kundërshtuan efektivët, tubimet e ndaluara për shkak të Covid-19


Policia e Shtetit ka dhënë hollësitë sipas saj lidhur me aksionin e ditës së sotme te Teatri Kombëtar.

Në një deklaratë zyrtare, policia bën me dije se ka qenë në vendin e ngjarjes me kërkesë nga IMT-ja e Bashkisë së Tiranës për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas policisë gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona të cilët kanë kundërshtuar me forcë policinë, ndërsa ka nisur puna procedurale në bashkëpunim me prokurorinë.

Policia thekson gjithashtu se tubimet e qytetarëve dhe drejtuesve politikë janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Deklarata

Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet.

Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.

Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *