Vendosni fjalën kyçe....

Policia dhunon e shoqëron gazetarin Alfred Lela e ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka (Video)


Policia ka dhunuar gjatë shoqërimit gazetarin Alfred Lela ndërsa ka shoqëruar edhe ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka.

Lela është shtrirë në tokë nga dhjetëra policë dhe më pas i janë vënë prangat.

Prishja e teatrit është shoqëruar me tensione e përplasje mes policisë e qytetarëve të cilët prej shumë kohësh mbrojnë godinën e teatrit.

Mes të shoqëruarve janë edhe aktori Neritan Liçaj dhe ish-kryetarja e LSI-së, Kryemadhi e cila është lënë e lirë më pas.

*(Video Credit: Balkanweb)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *