Vendosni fjalën kyçe....

Prishet Teatri Kombëtar, ndërhyrja nisi në orët e para të mëngjesit (Fotot/Video)


Në orët e para të mëngjesit fadromat e bashkisë kanë prishur fasadën kryesore të Teatrit Kombëtar.

Ndërhyrja është bërë rret orës 04 e 30 të mëngjesit ndërsa forca të shumta policie kishin rrethuar paraprakisht godinën e teatrit.

Gjatë aksionit janë shoqëruar dhjetëra qytetarë e artistë. Gjatë aksionit policia ka përdorur gazin lotsjellës.

Situata në rrugët që të çojnë te Teatri Kombëtar janë të gjitha të bllokuara nga forca të shumta policie. Ndërsa mësohet se policia ka arrestuar edhe disa ish-deputetë të opozitës së bashkuar.

Mes tyre janë janë aktori Neritan Licaj, Astrit Seranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, por kjo e fundit është lënë e lirë më pas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *