Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë, ka deklaruar se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e situatës në terren ndërsa u bën thirrje palëve që të tregohen të përmbajtura e të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Në reagimin e saj në Twitter, ambasada thekson se prishja e Teatrit Kombëtar ka ardhur në një kohë kur ajo ka kërkuar dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile duke shtuar se ndihet e keqardhur që tirrja nuk u ndoq nga autoritetet e institucionet përkatëse.
“Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, deklaron zyra e BE.
Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.” – thuhet në reagimin e ambasadës.