Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Sot u tërhoqën zvarrë, gra dhe vajza, u sulmuan gazetarë


Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, një nga personazhet e shumtë të ndodhur sot në protestë e cila ishte në vijën e parë të saj, deklaroi në një intervistë për News 24 se policia ka ushtruar dhunë mbi gra dhe vajza si edhe mbi gazetarë.

Sot është vetëm dita e parë, do vijojmë me protesta të përditshme në mbështetje të Aleancës për Teatrin që tani quhet Aleanca për Mbrojtjen e Shqipërisë. Ne do kemi mbështetje totale ndaj protestave të tyre dhe të qytetarëve shqiptarë që pavarësisht se rrallohen, grumbullohen sërish. E kemi thënë dhe stërthënë, po Teatri është vija e kuqe. Si do plotësohen kushtet për integrimit tani? Kushti i 15 ishte liria e mediave. Shumë gazetarë i keni në rajone, e keni parë dhunën ndaj zotit Lela, të parët që janë dhunuar këtu ishin gazetarët. Kanë hequr valët, janë marrë zvarrë gra e vajza, janë dhunuar e qëlluar nga policë me maska, të armatosur rëndë. Kë po qëllonin, kë do asgjësonin? Kur ka nisur shembja ka pasur njerëz brenda teatrit. Por si një burracak, hajdut ordiner Edi Rama e vijoi punën”- tha Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *