Vendosni fjalën kyçe....

99 viktima dhe 451 raste të reja me koronavirus në Itali


Vijojnë të ulen shifrat e të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit në shtetit fqinjë kanë humbur jetën 99 persona duke e çuar në 32.007 që prej nisjes së pandemisë.

Ndërkohë që 451 janë rastet e reja me koronavirus, duke e çuar në 225.886 persona në total.

Rajoni më problematik vijon të mbetet Lombardia, me rreth 40% të gjithë rasteve të reja.

Deri më tani në Itali rastet aktive janë 66,553 ndërsa aktualisht në gjendje kritike janë 749 persona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *