Vendosni fjalën kyçe....

Aktorët e Shkodrës protestojnë për Teatrin (FOTO)


Paraditen e sotme, aktorët e Teatrit ”Migjeni” në Shkodër kanë dalë të protestojnë në mënyrë paqësore për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental në Tiranë.

Protestuesit kanë dalë të pajisur me mjetet mbrojtëse, duke respektuar rregullat e distancës sociale prej 2 metrash e duke mbajtur pankarta në duar.

Ata kanë dalë pikërisht para Teatrit ”Migjeni”.

‘”Poshtë diktatura”, ”Shembët godinën, por jo Teatrin”, ”Teatri është i pavdekshëm”- janë disa nga parrullat.

Kujtojmë se sot pasdite në Tiranë priten protesta nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Opozita gjithashtu ka deklaruar se do të dalë në mbështetje të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *