Vendosni fjalën kyçe....

I pashqetësuar, edhe këtë mëngjes Rama kërkon bashkim: Teatri do ketë pëlqimin e të gjithëve


Pas protestave të ditës së djeshme, lotëve e kundërshtimeve që solli shembja e Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama nuk duket i shqetësuar.

Mëngjesin e sotëm e ka nisur duke publikuar projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels për Teatrin e ri dhe thotë se ai do u pëlqejë të gjithëve.

“MIRËMËNGJES me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…
Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”-  shkruan Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *