Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Sot zgjerohet fasha orare, por duhet më shumë vigjilencë


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar sot qytetarëtb që të jenë më tepër vigjilentë, pas zgjerimit të fashës orare dhe lehtësimit të masave të tjera.

“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”– shkruan Ministrja, ndërsa publikon dhe masat lehtësuese.

Duke nisur nga sot, më në fund shqiptarët do të kenë mundësinë ta pinë kafen në një lokal apo të drekojnë në një restorant. Megjithatë kjo duke  zbatuar rregullat e distancës sociale si dhe duke zbatuar rregullat e higjienës sanitare. Po ashtu maturantët nga sot rikthehen në shkolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *