Është mbyllur paqësisht protesta e zhvilluar ditën e sotme që prej orës 16:30 përballë Ministrisë së Brendshme si përgjigje ndaj shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Në protestë nuk ka pasur tensione të larta apo përplasje me policinë, përveç një incidenti të vogël me hedhjen e një kapsolle.
Në thirrjen e mbylljes së protestës, Edmond Budina lajmëroi tubimin e radhës i cili do zhvillohet në datën 20 maj.