Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qytetarëve: Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, mbështes hetim ndërkombëtar për prishjen e teatrit


Presidenti Meta ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetuese, të paligjshëm e antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen dhunës me dhunë por me besim te demokracia.

Kreu i shtetit thekson se Europa e bota demokratike po e kupton se çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *