Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa Nano: Godina e Teatrit Kombëtar një shëmtirë e pa vlerë në qendër të Tiranës


Gazetari Mustafa Nano duke folur në emisionin “Open” deklaroi hapur se ishte pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Nano e konsideroi godinën pa vlerë dhe shëmtirë e vendosur në qendrën e Tiranës.

Unë jam shprehur pro shembjes. Për mua nuk ka vlera, për mua është një shëmtirë në qendrën e kryeqytetit. Për mua godita e teatrit e prishte lidhjen me ministritë. Ka arkitektë që kanë shikuar vlera arkitekturore. Unë me arkitektë nuk hy në debat, sepse nuk jam i fushës.

Por si analist për mua godina e Teatrit Kombëtar është një godinë 75 vjeçare pa ndonjë vlerë”- tha Nano.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *