Ndahet nga jeta ish- ministri i Shëndetësisë dhe themeluesi i gjenetikës shqiptare, Maksim Cikuli.
Mësohet se ai është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar, në moshën 68- vjeçare.
Çikuli ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës dhe ka dhënë kontributin e tij në këtë fushë.
Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit. Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 1984 e në vazhdim është pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.
Po ashtu ai ka mbajtur poste të rëndësishme si politikan gjatë qeverisjes së PD-së, si ministër i Shëndetësisë.
Prej vitit 1994, Cikuli ishte pjesë e forumeve të PD-së derisa në periudhën 1994- 1997 u vendos ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Gjithashtu ai ka qenë deputet në dy legjislatura nën siglën e PD-së, në 1996 dhe 2001.