Vendosni fjalën kyçe....

“Prishja e teatrit e dhuna ndaj qytetarëve genocid, duhet shporrur narkoshteti” – Berisha


Ish-kryeministri Berisha e konsideroi genocid prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve e artistëve duke e krahasuar me prishjen e kishave e xhamive në vitin 1967.

Ai dënoi dhunën e policisë duke e cilësuar atë si policinë e Edi Ramës. Berisha e cilësoi qeverinë shqiptare si narkoshtet të cilit duhet t’i jepet fund sa më shpejt.

“Prishjen e teatrit e konsideroj genocid. E krahasoj me vitet 60’ kur u prishën kisha e xhamia. Orishja e teatrit ishte zhdukja e simbolit kulturor e shoqëror më të shkëlqyer që kishte Tirana. Zhdukja e bizhusë që ishte në rrafshin arkitekturor jashtëzakonisht të pasur për Tiranën e Shqipërinë. Skenat e dhunës më kujtuan vitet 90 kur sampistët u vërsulën ndaj studentëve. Policët u vërsulën si bisha, njerëz pa familje, pa nder. Dhunuan ish-deputetë, gazetarë, studentë e artistë. Ata janë banditët e Edi Ramës.” – tha ndër të tjera Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *