Presidenti Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e BE-së në Shqipëri.
Takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe ka në qendër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve.
Ditën e djeshme Meta e dënoi prishjen e godinës së teatrit duke dhënë se mafia urdhëroi prishjen e teatrit në kulmin e errësirës dhe se dhunimi i artistëve e qytetarëve është një damkë e zezë për mafien në pushtet.
Kreu i shtetit paralajmëroi se krimi kushtetues, ligjor e moral do jetë i paamnistueshëm.
Meta e kishte ankimuar në Kushtetuese çështjen e Teatrit Kombëtar ndërsa ka kthyer më herët ligjin e miratuar nga Kuvendi për prishjen e teatrit e ndërtimi e tij nga kompania Fusha me PPP.