Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarë, artistë e gazetarë mblidhen në Bulevard, Lubonja: Veliaj të dorëhiqet e ndaj tij të nisin hetimet


Qytetarë, artistë e gazetarë janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës ndaj qytetarëve, artistëve e gazetarëve.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërsa është mbështetur nga opozita e bashkuar, lëvizja Vetëvendosje e qytetarë anembanë vendit.

Analisti Fatos Lubonja tha në një deklaratë për Syri TV se sot duhet kërkuar dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj dhe të nisë një proces penal ndaj tij për prishjen e teatrit duke qenë se në të ka pasur shkelje ligji.

“Duhet të çlirohemi nga kjo bandë kriminale. Duhet kërkuar dorëheqja e Veliajt dhe nisja e një procesi penal ndaj tij. Në prishjen e teatrit ka pasur shkelje ligji të rënda dhe dhuna e ushtruar nga policia është e papranueshme.” – tha ndër të tjera Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *