Ministrja Spiropali ka postuar ditën e sotme një video në rrjetet sociale. Ajo shkruan se çdo gjë tjetër do zhduket dhe se në fund do mbeten veprat.
Në materialin video, ajo ka paraqitur një montazh të cilin e nis me projektin e teatrit të ri kombëtar që pritet të ndërtojë bashkia si dhe disa nga ndërhyrjet e Bashkisë te Parku i Liqenit, te Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, etj.
“Shpifjet, sharjet, mallkimet, trillimet, kërcënimet, banalitetet treten, veprat mbeten!” – shkruan ajo në Facebook.