Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pranishme në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka zgjedhur një simbolikë të veçantë, duke veshur një bluzë me foton e disa nga figurave më të rëndësishme të artit shqiptar.
Në diçiturën shoqëruese të fotos kryemadhi thotë se do rindërtohet sërish Teatri në të cilën kanë luajtur dhjetëra role artistët më të mëdhenj shqiptarë.
“Vandalët e shembën, por do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve”-shkruan Kryemadhi.