Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka ironizuar simbolikën e përdorur nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila kishte stampuar në bluzën e veshur ditën e sotme në protestë me korifenjtë e Teatrit Kombëtar.
Veliaj i thotë Kryemadhit që të dëgjojë deklaratat e Kadri Roshit dhe Violeta Manushit për idenë e teatrit të ri para disa vitesh.
“Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër , s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! Ja video:”-shkruan Kryemadhi.