Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka zhvilluar një bisedë me drejtuesen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo mbi procesin e vettingut.
Në një postim në rrjetet sociale Yuri Kim shkruan se ajo dhe Bungo ranë dakord që procesi i vettingut duhet të përshpejtohet.
“Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre.
Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!”-shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.