Vendosni fjalën kyçe....

Basha bën premtimin: Në qeverisjen time do ndëshkohen të gjithë që kanë abuzuar me pushtetin


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Tempora” bëri premtimin se kur të vijë në pushtet do ndëshkojë të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

Basha tha se ndëshkueshmëria do jetë një ndër shtyllat e programit të tij të qeverisjes.

Unë jam i vendosur që bashkë me opozitën dhe bashkë me qytetarët shqiptarë të vazhdojmë në këtë rrugë që është rruga e përmbysjes së tiranisë, por kjo nuk do të mjaftojë, e ndëshkimit. Asnjë i përfshirë në këto krime nuk do ti shpëtojë ndëshkimit sipas ligjit.

E kam një obligim prej korrik të 2018. E kam përsëritur disa herë gjatë këtyre 72 orëve, sot e përsëris që kjo e keqe mos kthehet duhet ndëshkuar. Nuk ndodh largimi i tiranisë po ndëshkuar të keqen. Nuk është çështje hakmarrje. Është domosdoshmëri për të ecur përpara, për tu larguar nga rruga e tiranisë dhe arrogancës. Duhet të ndëshkohen të pushtetshmit që abuzuan me pushtetin, të pushtetshmit  që shkelën mbi liritë dhe të drejtat themelore. Ndëshkimi dhe dhënia fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Ndërrohen pushtet, por fajtorët kurrë nuk përballen me drejtësinë. Është zotimi im kryesore sonte nga kjo studioje do të jetë një nga pikat kryesore të programit qeverisë nesër”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *