Janë zbuluar emrat e tre prokurorëve të rinj që do jenë pjesë e prokurorisë speciale. Sotir Kllapi, Vladimir Mara e Dritan Prençi janë emrat më të rinj të SPAK-ut.
Në garë ishin katër emra ndërsa ka qenë si më poshtë: Sotir Kllapi 174 pikë, Dritan Prençi 171 pikë, Vladimir Mara 168 pikë, Dorina Bejko 158 pikë.
Dyshja Mara-Prençi kanë qenë të komanduar në SPAK por pas vendimit të KLP-së ata do betohen para presidentit në datën 21 maj duke u bërë zyrtarisht anëtarë të prokurorisë speciale.
SPAK-u është ngritur më 25 nëntor 2019 me 8 prokurorë nga 10 që kërkon Kushtetuta e 15 që është numri përfundimtar i tij.
Mara e Prençi janë prokurorë të disa dosjeve të njohura në vend si ajo ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako e Nezar Seitit, i njohur si financieri i Habilajve.