Grusht shteti në kohën e Covid-19 e ka cilësuar media austriake Der Standard rrafshimin e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ajo e nis shkrimin duke theksuar se qeveria shqiptare e Edi Ramës po tregon gjithnjë e më shmë tipare autokratike.
Der Standard e krahason prishjen e teatrit me veprimet e qeverisë serbe të Vuciç-it, e cila gjithashtu kohë më parë shkatërroi disa ndërtesa në kryeqytetin e vendit, Beograd.
Në fund të shkrimit, gazetarja flet edhe për masat shtypëse të qeverisë Rama pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal që ndëshkojnë personat që thyejnë ligjin lidhur me Covid-19.
Shkrimi
Qeveria socialiste shqiptare nën Edi Ramën tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike. Qindra qytetarë protestuan gjatë fundjavës.
Natën e së shtunës makineritë e rënda që prishin mure dhe eksakavatorët që pastrojnë rrënojat erdhën te Teatri Kombëtar.
Pas dy vitesh rezistence, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u rrëzua brenda natës. Kryeministri socialist Edi Rama triumfoi. Burri, i cili dikur shfaqej në qarqet e artit, kishte shumë vite që bënte fushatë për prishjen dhe ndërtimin e godinës së re.
Partia opozitare PD ka instrumentalizuar protestën kundër prishjes së Teatrit në muajt e fundit, gjë që e bindi Ramën edhe më shumë të shkatërronte teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë në rrugë rregullisht që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore.
Policia ndaloi shumë persona që po protestonin.
Ata e përshkruan qeverinë Rama si një “diktaturë”, ndërsa të tjerët flisnin për një “bandë mafioze”.
Pesëmbëdhjetë organizata nënshkruan një deklaratë duke kritikuar “dhunën dhe shtypjen e shtetit” në rritje, veçanërisht në një kohë kur opozita dhe sistemi gjyqësor mungon.
Një grusht shteti natën në kohën e Covid-19
Në fakt, procedura në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë rikujton fuqimisht veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd.
Njeriu ‘i fortë’ i Serbisë, Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘i forti’ i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratike në rajon.
Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë për të zbatuar vullnetin e tij.
Ndërtesa e teatrit u projektua në vitin 1939 nga arkitekti italian Giuglio Berte, ishte një lloj vendi argëtimi për oficerët e ushtrisë italiane dhe ka shërbyer si Teatër Kombëtar që nga viti 1947. Ajo i përket një ansambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës.
Artistë të njohur, shoqata e arkitektëve dhe disa regjisorë kritikuan prishjen jo vetëm për shkak të mbrojtjes së monumentit, por edhe për shkak të tenderit të çuditshëm, shmangies së ligjit të konkurrencës dhe planit pak të njohur për teatrin e ri.
Sipas planeve, ndërtesa e re duhet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyrash dhe në çdo rast, qytetarëve do humbasin hapësirë publike.
Masat represive
Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen “një krim moral”. Delegacioni i BE tha, si zakonist në mënyrë të mefshtë, se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohët shtypëse.
U nxorrën ligje që ndëshkojnë personat nqë nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Njerëzit mund të dënohen me burg nga dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet. (Adelheid Wölfl, 19 maj 2020).
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Der Standard