Një automjet është djegur në Elbasan rreth orës 01:00 të kësaj të marte, në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Automjeti tip Audi me targë AA 774 TE rezulton në pronësi të shtetasit të identifikuar si Marsel Karanxha. Makina ishte e parkuar para banesës ku ai jeton dhe policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Automjeti ka mbetur i djegur pjesërisht.
Kjo nuk është një ngjarje e rrallë për Elbasanin, pasi vetëm pak ditë më parë, po në këtë lagje e po pasmesnate u dogj makina e një punonjësi policie.