Gjendet një minë në afërsi të Portit të Durrësit dhe shëtitores ‘Taulantia’. Sipas televizionit “News 24”, municioni luftarak është gjetur gjatë hapjes së një kanali, afër Portit. Aty po kryhen punime për restaurimin e shëtitores.
Ishte një banor i zonës i cili ka konstatuar minën i cili më pas ka lajmëruar autoritetet.
Zona është rrethuar nga forca të policisë dhe pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë verifikimet e duhura dhe hequr minën.