Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Europës ngre alarmin në nivelin dy për gjobitjen dhe kërcënimin me mbyllje të RTV Ora


Këshilli i Europës ka ngritur alarmin në nivelin dy për gjobitjen dhe kërcënimin e RTV Ora nga strukturat shtetërore në prizmin e mos respektimit të masave anti-COVID 19.

Raporti shpjegon se çfarë ndodhi me rastin e RTV Ora dhe gjobat e vendosura pasi dy emisione nuk respektuan rregullat në fuqi për shkak të emergjencës civile.

Më 14 maj 2020, Inspektorati Kombëtar i Shëndetit (ISHSH) gjobiti kanalin televiziv privat RTV Ora News 1,000,000 Lekë (afërsisht 8,000 €) për shkeljen e rregullave të distancimit social për pretendimin se gazetari Artur Zheji kishte tre të ftuar në programin emisionin “360 °”  të së hënës në mbrëmje në vend të një të ftuari të lejuar sipas rregullave. Më 15 maj 2020 RTV-së iu njoftua një gjobë tjetër prej 1.000,000 Leke në të njëjtat baza pasi gazetarja Sonila Meço kishte dy të ftuar në programin “Tempora”. RTV ka 30 ditë kohë për të apeluar vendimet.

Përveç gjobave, ISHSH rekomandoi që transmetimet në RTV të pezullohen, rekomandim i refuzuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë (AMA) në një deklaratë të 15 majit 2020. Autoritetet shëndetësore u janë dhënë kompetenca të zgjeruara nën legjislacionin e emergjencës që është në fuqi deri më 23 qershor 2020.

Organizatat për lirinë e mediave kanë kundërshtuar masat si një përpjekje për të kufizuar punën e një kanali televiziv, rezultati i të cilit ka treguar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë”-thuhet në raport.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *