Vendosni fjalën kyçe....

Këta janë këshilltarët bashkiakë që votuan për shembjen e Teatrit


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka publikuar një kolazh fotografish ku shfaqen fytyrat e këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, të cilët kanë votuar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“KESHILLTARET E TURPIT!! NE MEMORJEN E TIRANES DO TE KENE VETEM NJE EMER : TE MALLKUAR!!”- shkruan Vasili.

Si këshilltari i vetëm opozitar në bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj pakuzoi kryetarin Erion Veliaj se ka gënjyer dhe manipuluar dje, lidhur me mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të vendosur shembjen e Teatrit në mënyrë të fshehtë. Ai thoshte se vendimi për shembjen e Teatrit u mor përmes një e-maili.

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi mbrëmjen e të enjtes, në një mbledhje online, prishjen e Teatrit Kombëtar. Vota pro e 60 nga 62 anëtarëve të Këshillit erdhi vetëm pak ditë pasi qeveria vendosi t’ia kalojë teatrin Bashkisë në pronësi.

Projekti i ri për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ka kaluar nëpër disa skenare dhe thelbi ka qenë më tepër te forma e financimit.

Në fillim u fol me një teatër me kullë sipër më pas me një Teatër më vete dhe disa kulla ngjitur me të, këto në formatin e koncesionit Partneritet Publik-Privat.

Ndërsa më vonë mazhoranca tërhiqet edhe nga ligji special për t’ia dhënë firmës Fusha projektin dhe të marrë përsipër Bashkia ndërtimin duke aplikuar për kredi.

Tashmë kur shembja është një fakt i kryer diskutimi është ndezur në prizmin e financimit dhe se çfarë do bëhet me pronën që mbetet pa u zhvilluar nga prishja e dy godinave të vjetra.

E tani pas shembjes së Teatrit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk është tërhequr nga ideja se prapa Teatrit të ri që do ndërtohet pas prishjes së godinës të zhvillohet prona apo të ndërtohen kulla.

I ftuar në emisionin “Opinion” për të mos përjashtuar ndërtimin e kullave, Veliaj deklaroi se prapa Teatrit bashkia mund t’i zhvillojë si të dojë pronat. Sipas tij mund të ndërtojë një hotel dhe ta shesë më pas.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çdo të ndodhë me sipërfaqen tjetër që ngelet pas ndërtimit të godinës së re Veliaj dha këtë përgjigje: “E para e punës askush nuk ka të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesë Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është e drejta e bashkisë të zhvillojë pronat”.

Këshilltarët bashkiakë:

Nr.Emër MbiemërSubjekti
1Bardhylka KospiriPS
2Orion GliozheniPS
3Mira KapisyziPS
4Adrian CiviciPS
5Klodeta DibraPS 
6Luan BregasiPS
7Sonila QatoPS
8Gazmend PajaPS
9Romina KukoPS
10Redi JupiPS
11Arta DollaniPS
12Aldrin DalipiPS
13Dajna SorensenPS
14Toni GoguPS
15Teuta VodoPS
16Albert NikollaPS
17Ornela ÇuçiPS
18Artur SulaPS
19Frida KrifcaPS
20Eridian SalianjiPS
21Ermira GjeçiPS
22Etjen XhafajPS
23Vjollca BrahoPS
24Besfort LamallariPS
25Aida LlazaniPS
26Koli BelePS
27Genta MeziniPS
28Ervin MetePS
29Dorina KukaPS
30Plarent NdrecaPS
31Joleza KokaPS
32Oltion RrumbullakuPS
33Klodiana BeshkuPS
34Julian HodajPS
35Maura LinadiPS
36Agim KrajaPS
37Blerina DoracajPS
38Hantin BonatiPS
39Gerta Pellumbi  PS
40Petrit DeskajPS
41Bora PanajotiPS
42Redi ShtinoPS
43Albina NanajPS
44Glindxhet MadhiPS
45Luiza GrazhdaniPS
46Enis Hoxha   PS
47Iva BeharajPS
48Genc DukaPS
49Alketa HilaPS
50Bajram SheraPS
51Katerina MarkuPS
52Egert VarguPS
53Sara ShametiPS
54Naim HaliliPS
55Xheni HatillariPS
56Roy BashajPS
57Bruno ÇelaPSD
58Fatos VrapiPDS
59Armand Rama    PSP
60Alketa Budurushi        FRD
61Fabian Topollari    PBD

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *