Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Prishja e teatrit, akt i programuar shkombëtarizues


Presidenti Meta e ka quajtur akt cubash, antikushtetuese e të paligjshme prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shpërndarë një analizë nga Profesor Sherif Bundo lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar. Meta thekson se prishja është akt i programuar shkombëtarëzues.

“I dashur Profesor Bundo,

Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!” – shkruan Meta.

Ditën e prishjes së teatrit, presidenti postoi gjithashtu një reagim në Facebook ku theksonte se prishja e teatrit nga mafia ishte krim kushtetues, moral e ligjor i paamnistueshëm.

Ai ka ankimuar pak ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e teatrit ndërsa më herët ka kthyer mbrapsht një ligj të miratuar në Kuvend nga shumica socialiste për ndërtimin e teatrit me PPP nga kompania Fusha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *