Vendosni fjalën kyçe....

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës do garojnë me një koalicion të vetëm


Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës kanë arritur koalicionin për të garuar së bashku në zgjedhjet që do zhvillohen në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri i Jashtëm në Detyrë i vendin tonë, Gent Cakaj.

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar!

Ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës!

Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar!”-shkruan Cakaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *