Turpin e Shqipërisë e ka quajtur kryeministrin Rama e ministrin e Brendshëm Lleshaj, numri dy i PD-së, Bardhi.
Në një reagim në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shkruan se Lleshaj meriton vetëm përbuzje e përçmim dhe se është një kriminel gjakftohtë.
“Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.” – shkruan Bardhi.
Më tej Bardhi shton se policia te Teatri Kombëtar u soll si hordhi, ishte e armatosur e nuk kishte shenjën identifikuese të policisë. Ai thekson se aktet e terrorit nuk kanë lidhje me policinë, që në shumicë bashkë me shqiptarët janë kundër regjimit kriminal të Ramës e Lleshajt.
“Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij. Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!” – mbyll reagimin Bardhi.