Vendosni fjalën kyçe....

Policia procedon disa artistë pas protestës, mes tyre Budina e Liçaj


Pas protestës që u zhvillua pasditen e djeshme në kryeqytet, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht disa artistë dhe aktivistë.

Mes tyre përmendim artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa dhe Arkimed Lushaj (Stresi). Sipas policisë, këta persona kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme, duke kundërshtuar punonjësit e rendit publik, prishur qetësinë publike dhe penguar qarkullimin e mjeteve në rrugë. 

Ditën e djeshme uniformat blu arrestuan edhe një qytetar, i dyshuar se kishte hedhur lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar atyre jetën.

Të proceduar janë edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Njoftimi i  Policisë: 

Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 9 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin e Kombit, proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit:

  1. R. B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *