Vendosni fjalën kyçe....

Rama-opozitës: Po vijoi kështu do humbë thellë e do më fajësojë prapë, duhet të jetë më kërkuese


Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën duke i bërë thirrje që të jetë më kërkuese ndaj vetes, në të kundërt do humbë thellë në zgjedhjet e vitit 2021.

Në një intervistë për News24, kreu i qeverisë tha se opozita do e fajësojë sërish nëse mundet në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse do të bëja opozitën e vetes time dhe të qeverisë time, do isha shumë kërkues dhe efikas. S’do merresha me vija të kuqe dhe të zeza, por dhe kjo nuk është puna ime që të merrem me opozitën. Po vazhdoi të bëjë kështu, do të humbasin më thellë herën e ardhshme dhe do të jetë aty që të më fajësojë mua.” – tha Rama

Ai tha gjithashtu se opozita nuk i vë dot vija të kuqe atij dhe qeverisjes duke shtuar se nuk imponohen dot me dhunë por duhet të garojnë e nëse fitojnë mund ta bëjnë teatrin ku të duan.

“Një parti ose disa parti nuk vendosin dot vija të kuqe. Vija të kuqe mund të vendosen për reforma po. Por partitë në opozitë të vënë vija të kuqe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nuk më merr dot peng mua asnjë forcë në këtë rruzull, jo më një opozitë, që duhet respektuar gjithsesi si e tillë. Nuk na imponohen dot me dhunë. Opozita të vijë e të ulet për Reformën Zgjedhore. Të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtoje Teatrin te Kodra e Diellit, ndërtoje një të ri aty ku ishte.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *