Vendosni fjalën kyçe....

Rama për teatrin: Kemi humbur dy vite e gjysmë, tani ishte koha e duhur


Ndërhyrje të vonuar e ka cilësuar kryeministri Rama prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për News24, kreu i qeverisë tha se ishte koha e duhur për prishjen e godinës së teatrit ndëra i cilësoi si uzurpues ata që sipas tij e kishin mbajtur peng teatrin prej 2 vitesh e gjysmë.

 “Shembja e teatrit ishte një lëvizje e vonuar. Ishte koha për ta bërë këtë veprim. Godina e teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë. Kështu siç rrodhën gjërat, mori për ters, edhe për shumë media që kaluan pa filtra shpifje dhe baltë, nuk kishte mundësi që ne të ktheheshim mbrapa. Në kushtet kur ne po shikojmë një klan tërësor zhvillimi ekonomik siç e kam paralajmëruar, për vetëfinancimin, por duke marrë parasysh dhe goditjen nga COVID, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër këtë proces.”, tha Rama.

Ai shtoi se shteti nuk ka pasur kontroll prej 2 vitesh e gjysmë dhe e ka bërë këtë për shmangur konfliktet e për të mos provokuar përplasjen duke e quajtur si të humbur kohën.

“Shteti nuk ka pasur asnjë kontroll për 2 vite e gjysmë. Për të mos krijuar konflikt për të mos provokuar përplasje, për të mos shkuar në veprimin final është harxhuar 2 vite e gjysmë. Është krijuar bindja që ai grup njerëzish që në thonjëza u barrikadua për të mbrojtur teatrin, janë një grup njerëzish që nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të dialogojnë, nuk duan t’i bashkëngjiten pjesës dërrmuese të komunitetit teatror që e nisi me protestë por u ul në tryezë dhe sot kërkon si shumica dërrmuese e gjithë shqiptarëve një teatër të ri kështu që meqenëse të gjitha u ezauruan erdhi momenti për t’i hapur rrugë teatrit të ri. Kurdo që do bëhej do ndodhte e njëjta gjë.” – deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *