Në Itali shifrat nga koronavirusi janë rritur ditën e sotme ndryshe nga sa paraqiteshin për disa ditë me radhë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 viktima duke e çuar numrin total të vdekjeve në 32,169.
Nga testimet e fundit në orët e fundit u evidentuan 813 persona të rinj me virusin SARS COV2.
Numri total i të infektuarve që nga fillimi është 226,699 persona.
Deri më tani luftën me COVID-19 e kanë fituar 129,401 persona ndërsa raste aktive janë 65,401 me 716 të cilët janë në gjendje të rëndë.