Vendosni fjalën kyçe....

“Si mashtroi Veliaj për Teatrin Kombëtar, e nxorri blof kreu i Institutit të Ndërtimit” – Zhupa publikon videon


Kryebashkiaku Veliaj u shfaq ditën e prishjes së Teatrit Kombëtar në një komunikim të gjatë me videomesazh me qytetarët në Facebook.

Ndër të tjera ai tha se pas inspektimit të dytë që ishte bërë teatrit nga Instituti i Ndërtimit, ishte vendosur se ai ishte i pasigurt dhe për këtë arsye duhej prishur.

Por një deklaratë për TVT të kreut të këtij instituti, Agron Hysenlliu, rezulton se në Teatrin Kombëtar nuk është bërë asnjë inspektim i dytë përveç atij të vitit 2018.

Videoja me deklaratat respektive është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Zhupa, e cila shkruan se kryebetonieri Veliaj vijon gënjeshtrat për teatrin.

Ajo shkruan në Facebook se teatri i prishe punës bandës së kullave të pastrimit të parave të pista dhe prandaj u ndërhy në atë formë.

“Asnjë inspektim i dyteë nuk është bërë, kryebetonieri Veliaj vazhdon gënjeshtrat për krimin me Teatrin Kombëtar! Doli kudo bashkë me Maznikun e hoteleve me Fushën, dhe thanë që ajo godinë sipas një inspektimi të dytë do binte nga dita në ditë dhe ndaj e prishën natën kundër çdo gjëje ligjore. Vetë drejtuesi i atij instituti politik, Agron Hysenlliu, e pranon në lidhje telefonike me TVT që është vetëm raporti paçavure i 2018 kanë bërë me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshtë nga tërmetet, edhe sidomos nga ai i 26 nëntorit ku teatri nuk pësoi asgjë! Natën, me gaz, me polici, pa ligj, po hapnin sheshin e ndërtimit për kullat nga pas që teatri i prishte punë BANDËS së KULLAVE të PASTRIMIT të PARAVE të PISTA.” – shkruan Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *