Kryeministri Rama deklaroi ditën e sotme se policia nuk kishtë qenë e armatosur në protestë.
Gjatë një interviste për News24, kreu i qeverisë i tha gazetares se policët e armatosur që ishin shfaqur në fotografitë e publikuara online nuk kishin lidhje me teatrin, por ishte një grupë policore që po dilte nga Ministria e Brendshme.
“Është një trupë që po del dhe po ikën nga ministria e Brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë marrëdhënie mes kësaj trupe dhe protestuesve. U tha se policia ka qenë e armatosur kur ka nxjerrë njerëzit nga godina. Policia nuk ka pasur asnjë pajisje kur ka hyrë për të nxjerrë njerëz.” – tha ai.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se sjellja e policisë gjatë protestës kishte qenë me standartet europiane duke shtuar se nuk ka parë asnjë skenë dhunë.
“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën.” – tha Rama.