Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kibernetik i sofistikuar, hakerat vjedhin të dhënat e 9 milionë klientëve të “EasyJet”


Hakerët kanë mundur të marrin të dhënat e postave elektronike dhe historisë së udhëtimit për rreth nëntë milion udhëtarë të linjës ajrore me çmime të ulëta, britanikes EasyJet, duke marrë të dhënat e kartës së kreditit për më shumë se 2,000 prej tyre, tha kompania.

“Nuk ka asnjë provë që çdo informacion personal i çfarëdo natyre është keqpërdorur,” tha linja ajrore, cituar nga media.

Ne jemi duke komunikuar me afro nëntë milion klientë, hollësitë e udhëtimit të të cilëve u hakuan për t’i këshilluar ata për hapa mbrojtës për të minimizuar çdo rrezik për ndonjë keqpërdorim.

EasyJet tha se kishte kontaktuar ekspertë për të hetuar hakimin. EasyJet ka kërkuar falje për incidentin dhe tha se aktualisht po kontakton të gjithë klientët dhe do të njoftojë të gjithë ata që u prekën jo më vonë se 26 maji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *