Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron OBSH-në: Ndrysho qëndrim mbi koronavirusin ose do të ndërpres fondet


Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka dhënë 30 ditë ultimatum OBSH për të ndryshuar mënyrat e saj, ose ndryshe të humbasë përgjithmonë mbështetjen financiare të SHBA.

Kërcënimi i tij vjen me një letër ku kritikon ashpër reagimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në reagimin e saj ndaj pandemisë Covid-19, si dhe marrëdhënien me Kinën.

“OBSH ka bërë disa herë pretendime mbi koronavirusin që kanë qenë ose të pasakta ose të shtrembëruara”, shkruante Trump në letrën me katër faqe për drejtorin e përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Por disa ekspertë kanë thënë se kërkesat e Trump janë të papërshtatshme.

Profesor Devi Sridhar i Universitetit britanik të Edinburgh, tha:
“Presidenti Trump nuk e kupton atë që OBSH mund ose nuk mund të bëjë. Ajo është një agjenci teknike, normative që duhet të ulë në tryezë vendet anëtare. Nëse ai beson se ata duhet të kenë më shumë fuqi, atëherë këtë duhet t’ia japin vendet anëtare”.

“Kjo letër është shkruar për të devijuar fajin. Kina dhe SHBA por zihen si dy prindër të divorcuar, ndërsa OBSH është në mes tyre duke u përpjekur të mos mbajë anë”, shtoi ai.
Kërcënimi i Trump vjen pas disa javë fajësimesh mes Kinës e SHBA për pandeminë, e cila ka vrarë më shumë se 300 000 njerëz dhe ka shkatërruar ekonominë botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *